Zbardhet dëshmia e vlonjatit që i vodhën ‘Audi A7’: Sa hymë në autostradë, ndalova për të kryer nevojat fiziologjike, kur…

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vjedhjen e mjetit luksoz “Audi A7” në Durrës. Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka zbardhur për “BalkanWeb” dëshminë e 31-vjeçarit vlonjat për policinë.

I riu, i cili ka qenë i shoqëruar është paraqitur në Policinë e Durrësit, ku ka denoncuar vjedhjen e makinës dhe ka treguar detaje në lidhje me ngjarjen.

“U nisëm dy makina drejt Tiranës nga Vlora. Sa hymë në autostradë në Durrës ndalova për të kryer nevojat fiziologjike. Makinën e lashë hapur e me çelës ndezur. Dy persona e morën, por ishte errësirë dhe nuk munda t’i dalloja”, mësohet se ka thënë 31-vjeçari.

Policia e Durrësit ka deklaruar se pasi kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë kërkuar për kamera sigurie për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes, por nuk kanë gjetur. Më pas janë referuar materialet në Prokurori./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme