Janë shfaqur fotografitë të cilat shfaqin pamjet reale të telefonit të ri të kompanisë së njohur kineze Xiaomi.
Fotografitë, të cilat janë publikuar përmes një postimi në rrjetin social kinez Weibo, zbulojnë pjesën e përparme dhe të pasme të telefonit në version me ngjyrë argjendi.
Ky telefon thuhet të jetë Redmi Note 4X, transmeton Koha.net. Megjithatë, dizajni i zbuluar përmes këtyre fotografive është ndryshe nga ato që i kemi parë muajin e kaluar nga TENAA, agjencia certifikuese kineze.
Në mënyrë shumë të qartë, shihet se sensori për gishtërinj është ndryshe dhe për të mos përmendur butonin fizik “Home” – në të cilin pritet që nën tij të vendoset ky sensor – është një shtesë e re po ashtu.
Këto fotografitë e reja duket se shfaqin ndoshta një telefon tjetër në vend të Redmi Note 4X, dhe për këtë mbetet të presim që në të ardhmen e afërt të kuptojmë me saktësi se cili është në realitet ky telefon.
© KOHA