Shkarkimi i Graham Potterit sa do t’i kushtonte Chelseas?

Sa do t’i kushtonte Chelseat shkarkimi i Graham Potter?

Gjërat po vazhdojnë të shkojnë keq e më keq për Chelsean nën drejtimin e Graham Potter.

Pas humbjes në shtëpi 0:2 ndaj Aston Villas të shtunën mbrëma, presioni është rritur edhe më shumë mbi Potterin, shkruan Gazeta Express.

Chelsea renditet në pozitën e 11-të në Premierligë, me bilanc prej dhjetë fitoreve, dhjetë humbjeve dhe tetë barazimeve.

Marrë parasysh edhe shpenzimet e mëdha për të përforcuar skuadrën, presioni po vazhdon të rritet shkaku i rezultatëve të dobëta.

Tifozët e klubit londinez po kërkojnë me ngulm tashmë shkarkimin e Potterit nga pozita e trajnerit, por sa do t’i kushtonte klubit shkarkimi i tij?

Vlera e saktë e kontratës së trajnerit anglez nuk dihet zyrtarisht, por ajo që dihet është se ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027. Sipas “Football Transfers”, Potter fiton 10-12 milionë funte në sezon.

Kësisoj, vendimi për shkarkimin e 47-vjeçari do t’i kushtonte Chelseat diku rreth 44-52 milionë funte.

Por, Fair Play Financiar (FFP) duket se po e “shpëton” Potterin nga një shkarkim i mundshëm. Shpenzimet e mëdha të Chelsea këtë sezon mund të jenë duke i blerë atij kohë në punë.

“Blutë” dihet se po ecin në një vijë të hollë për sa i përket FFP-së dhe shkarkimi eventual i ish-trajnerit të Brightonit mund t’i kushtojë edhe në këtë aspekt klubit nga “Stamford Bridge”.

Kjo mund të jetë një arsye pse Graham Potter po vazhdon të jetë ende në krye të skuadrës se Chelseat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme