Shpendi largon nga banesat zyrtarët e LDK-së dhe PDK-së

Asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës do të largohen nga banesat komunale në lagjen “Bregu i Diellit”. Largimi nga banesat e Komunës do të bëhet për shkak se kryetari Shpend Ahmeti vlerëson se shpërndarja e banesave në qeverisjen e kaluar ishte e padrejtë.

Drejtori i Pronës në këtë komunë, Dren Kukaj, ka theksuar se nga këto banesa kanë përfituar vetë pushtetarët dhe personat me ndikim në atë kohë në komunë.

“Ka raste të shumta nga të cilat kanë përfituar vetë pushtetarët dhe personat me ndikim në Komunë, si për shembull, drejtorët e LDK-së në atë kohë: Halim Halimi, Sabedin Haxhiu, Muhamet Gashi, Agim Dibrani, asambleisti i PDK-së Shemsi Veseli, e shumë të tjerë të ngjashëm”, ka thënë ai.

Kukaj: Nuk ua vazhdojmë kontratat

Me këtë rast, Dren Kukaj potencoi se Komuna e Prishtinës nuk do t’ua vazhdojë kontratat me të njëjtëve, dhe do t’i rishqyrtojë edhe njëherë të gjitha rastet që kanë përfituar, ashtu që në dhënien e ardhshme për shfrytëzim të këtyre banesave të përfitojnë ata që vërtet kanë nevojë.

Ndryshe, Kukaj bëri të ditur se Komuna e Prishtinës do t’i përpilojë dy modele për projektin e banimit me kosto të përballueshme “nga të cilat do të përfitojnë punëtorët e institucioneve edukativo-arsimore, punëtorët shëndetësorë, si dhe shërbyesit civilë, sipas zotimeve që kemi dhënë para zgjedhjeve. Kriter për përzgjedhjen e tyre do të jetë nevoja për banim”, ka potencuar Kukaj

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme