Shpërndanin drogë me doza të vogla/ Arrestohet një 24-vjeçar, procedohet një tjetër në Dimal

Policia e Shtetit njofton se ka vënë në pranga një 24-vjeçar në qytetin e Dimalit, ndërsa ka nisur hetimi në gjendje të lirë për një 29-vjeçar, të cilët ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike me doza të vogla në këtë qytet dhe zonat përreth.


Kështu në pranga ka rënë F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, ndërsa u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Dimalit:

“Dimal, Berat / Finalizohet një tjetër operacion policor, i koduar “Dimal”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Ushtronin aktivitetin kriminal të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas tjetër. Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sativa. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, se 2 shtetas shpërndanin lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin “Dimal”, për kapjen e tyre. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:  F. M., 24 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi H. M., 29 vjeç, banues në lagjen “4 Shtatori”, Dimal.  Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza (me qese farmaceutike), gati për shitje. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.”, njofton Policia e Dimalit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme