Të paktën tetë punëtorë kanë vdekur dhe 20 persona të tjerë janë plagosur nga një shpërthim në një fabrikë të pa licencuar të fishekzjarrëve në Indinë lindore, njofton policia.
Një oficer i Policisë ka thënë se ekipet e shpëtimit i kanë pastruar rrënojat e shembjes së ndërtesës së fabrikës së fishekzjarrëve në distriktin Balasore në shtetin indian, Orissa, të enjten në mëngjes. Shtatë persona janë ndalur në spital, ndërsa pjesa tjetër e të plagosurve janë trajtuar dhe liruar për në shtëpi, transmeton Express.
Administratori i distriktit Balasore, Pramod Kumar Das, ka thënë se shpërthimi ndodhi dje në mbrëmje teksa fishekzjarrët po përgatiteshin në një shtëpi të përdorur si fabrike pa licencë legale, sipas agjencisë Press Trust India.
Autoritetet janë duke e hetuar shkaktarin e shpërthimit. Shpërthimet aksidentale janë të zakonshme në fabrikat e fishekzjarrëve në Indi pasi pronarët e tyre shpesh i injorojnë standardet e sigurisë. /Express/



