Shqiptarët e LSDM – së garojnë në komuna shqiptare, asnjë prej tyre në komunë me shumicë maqedonase

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen me 15 tetorë. Risi në këto zgjedhje janë kandidaturat e shqiptarëve që do të garojnë me logon e një partie maqedonase, LSDM.

Zoran Zaev ia ka besuar Melekije Alimit barrën kryesore në komunën e Haraçinës, ndërsa Hadi Osmani do të jetë kandidat i LSDM’së për komunën e Likovës. Ndonëse LSDM është përpjekur të paraqitet si parti reformatore me koncept qytetarë, megjithatë, në asnjë komunë me shumicë maqedonase kjo parti nuk ka nxjerrë ndonjë kandidat shqiptarë.

Së fundmi, kjo parti ka publikuar edhe kandidaturën e personit me të cilin do të garojë në komunën e Kumanovës e banuar me etni të përzier. Aty garën ia ka besuar Maksim Dimitrievskit, person ky që njihet për fjalor fashist në rastin e ngjarjeve tragjike në Kumanovë/Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme