Driton Caushi
Kanë kaluar mbi katër muaj qysh kur Zyra e Rregullatorit të Energjisë pati konstatuar parregullsi të shumta në planet e ashtuquajtura të reduktimit për mirëmbajtje të rrjetit nga KEDS dhe kishte urdhëruar ndërprerjen e menjëhershme të tyre.
Komisioni i ZRRE në inspektimin e bërë kishte gjetur se mirëmbajtjet e planifikuara nuk janë realizuar fare përkundër ndërprerjes së rrymës, reduktimet zgjasin katër orë pavarësisht kohëzgjtjes së mirëmbajtjes, mospërputhje të planeve të dërguara ZRRE dhe atyre të publikuara në media.
E tëra që pasoi pas këtij raporti ishte një dënim qesharak prej 45.000 eurosh për kompaninë KEDS.
A nuk është kjo bazë e mjaftueshme që prokuroria të nisë hetimet ndaj kësaj kompanie?
Në anën tjetër tarifat verore janë rritur duke ngarkuar edhe më tutje qytetarët.
E sikur të mos ishte e gjithë kjo e mjaftueshme, qytetarët shqiptarë vazhdojnë të paguajnë me faturat e tyre 8 milionë euro në vit për energjinë e shfrytëzuar e të pafaturuar në veri të vendit.
Më shumë se 100 milionë euro në 18 vitet e fundit.



