Shqiptarëve u ndalohet blerja në një shitore maqedonase!

Kulmi i poshtërsimit dhe nënçmimit të shqiptarëve kësaj rradhe nuk vjen nga institucionet shtetërore ashtu siç jemi mësuar të dëgjojmë, por tani vjen nga bizneset maqedonase.

“Nuk mundeni të bleni tek ne” kështu e ka pësuar në lëkurën e tij kontabilisti nga Tetova Asllan Musliu i cili ka shkuar për të blerë literaturën e përkthyer maqedonase në mungesë të asaj shqiptarë në shitoren e Shtëpise Botuese “Ars lamina” në Shkup. Pasi ka bërë përzgjedhjen e librave të sferës së ekonomise në shumën e përgjithsme rreth 300 euro, Asllan Musliu nga Tetova kur ka arritur tek shitësi i’a ka dhënë kartën bankare për pagesë elektronike.
Me të parë emrin dhe mbiemrin shqiptar, shitësi ka refuzuar të paguajë me pretekstin se nuk punon sistemi elektronik. Pas kësaj tetovari del në bankomatin më të afërt të merr para dhe kur kthehet të bëjë pagesën shitësi i ka thënë se nuk mund të ja shes librat pasi ashtu ka urdhëruar pronarja.

I habitur blerësi tenton të kuptojë se ku qëndron problemi?, shitësi maqedonas i’a ka bërë me dije se nuk mund të flasë më shumë.

Asllan Musliu nga Tetova i ka thënë shitësit a pengon se jam shqiptar kjo që nuk mund të blej literaturën ai vetëm i ka ngritur krahët duke aluduar se ka urdhër nga pronarja.

Ky është rrëfimi i Asllanit për portalin Shqipmedia kurse pas kësaj ai do të njoftojë të gjitha përfaqësitë diplomatike në vend për këtë diskrimin dhe poshtërim.

Që absurdi të jetë më i madh Shtëpia Botuese “Ars Lamina” nga Shkupi dyshohet se është fituese e tenderit nga Ministria e Arsimit për përkthimin e literaturës së ndryshme nga gjuha angleze kurse Ministria e Arsimit vitet e fundit udhëhiqet nga kuadrot e BDI-së. Për shkak se sot vikend nuk arritëm të marrim informata nga kjo ministri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme