Shteti në kërkim të zgjidhjes për historinë e komplikuar e Grandit

Shteti në kërkim të zgjidhjes për historinë e komplikuar e Grandit

Një prej historive më të komplikuara në procesin e privatizimit, Hoteli Grand, nuk do të rishitet në mënyrën siç ishte bërë nga Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.

Por, nuk do të ndodhë as me planin fillestar që e kishte Agjencia Kosovare e Privatizimit, e cila kishte menduar ta shiste një prej simboleve të kryeqytetit, përmes procesit të likuidimit.

Kjo agjenci që menaxhon me këtë hotel dhe me dy miniera, ka vendosur që këto asete t’i shesë përmes Ligjit për Investimet Strategjike.

Në AKP kanë thënë se janë duke u koordinuar me qeverinë rreth të ardhmes së tyre.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bizneseve kërkojnë përshpejtimin e shitjes së tyre, qoftë edhe përmes këtij ligji, pasi dëmi nga dështimi i privatizimit tashmë është evident.

Kohavisioni merr vesh se para pak kohësh, Hotelin Grand e kanë vizituar disa kompani hoteliere nga jashtë dhe të cilat kanë shikuar mundësitë e blerjes së këtij aseti.

AKP-ja, përmes këtij modeli, mjaft të komplikuar ka privatizuar 26 ndërmarrje.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme