Shtohen të ardhurat, mbi 1 miliard euro për pensionet! Deficiti në skemë llogaritet në afro 440 milionë euro

Në periudhën janarkorrik 2025, Shqipëria ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, duke arritur një total prej rreth 104 miliardë lekë (afro 1 miliard euro).


Kjo shifër shënon një rritje prej 12.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke reflektuar një rritje prej 118 milionë eurosh. Ky rezultat është një rekord në dekadën e fundit dhe është 152% më i lartë se në vitin 2015, kur të ardhurat ishin vetëm 416 milionë euro. Rritja e të ardhurave nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është një tregues pozitiv për ekonominë shqiptare.

Megjithatë, për të siguruar që ky sistem të jetë i qëndrueshëm dhe të ofrojë mbështetje të mjaftueshme për pensionistët është e nevojshme një reformë e thellë që adreson balancën mes kontributeve dhe përfitimeve. Rritja e të ardhurave është ndikuar nga disa faktorë kryesorë, rritja e pagave. Paga mesatare në Shqipëri ka tejkaluar nivelin prej 900 euro në muaj, duke ndikuar në rritjen e kontributeve nga punonjësit në sektorin publik dhe privat. Një ndikim të ndjeshëm ka pasur lufta kundër informalitetit. Reformat e ndërmarra për të reduktuar nëndeklarimin e pagave kanë çuar në një rritje të deklarimeve dhe, si pasojë, të të ardhurave nga kontributet. Po ashtu, ndikimin e sa ka pasur rritja e numrit të bizneseve. Hapja e bizneseve të reja dhe administrimi më i mirë nga ana e administratës tatimore kanë kontribuar në rritjen e të ardhurave.

DEFICITI NË SKEMË

Megjithatë, shpenzimet në skemën e pensioneve janë rritur gjithashtu, duke arritur në 148 miliardë lekë (rreth 1.5 miliardë euro), duke krijuar një deficit prej rreth 440 milionë euro. Ky deficit është një pasqyrë e nevojës për një reformë të thellë në sistemin e sigurimeve shoqërore. Për të adresuar këto sfida, qeveria shqiptare, me asistencën e Bankës Botërore, po përgatit një reformë të re të mbrojtjes sociale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e mbështetjes për individët dhe sigurimi i një raporti më të drejtë mes nivelit të kontributeve dhe përfitimeve në skemën e pensioneve./Gazeta Panorama 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme