Policia bie në gjurmet e autorit të tragjedisë në Dropull, i cili përpara se të vriste çiftin e moshuar Ilia, piu kafe me ‘ta.
Thoma Mastora, 69 vjeç, me banim po në fshatin Brodishtë të Dropullit, është autori i vrasjes së dyfishtë së të moshuarve.
Uniformat blu sqarojnë se motivi i vrasjes nuk qe vjedhja, por dyshohet për marrjen e pronave të çiftit Ilia.
“Ata ishin goditur me sende të forta. Nga kontrolli në banesë u arrit që të gjendeshin dhe një vlerë prej 5 milionë lekësh të reja. 35 persona u shoqëruan, u kryen vlerësime dhe eksperimente hetimore. U arrit të sqarohej dokumentimi i kësaj ngjarje dhe të identifikohej autori. Autori i këtij krimi Thoma Mastora, 69 vjeç, banues në këtë fshat, i dënuar më parë”- tha Çipa.
Burime për gazetarin e News 24, Igli Çelmeta, konfirmojnë se autori ka shkuar në shtëpinë e Kosta dhe Kleoniqi Ilia. Fillimisht piu kafe me ‘ta e më pas i ka vrarë me sende të forta.