Si i theri foshnjat binjake serbi nga Shtërpca

Dy foshnja, binjakë nga vetëm 40 ditë, janë therur në Shtërpcë, raporton KTV.

Njëra prej foshnjave ka vdekur, derisa tjetra është dërguar në qendrën klinike në Nish e binjakët i ka sulmuar për motive deri tash të paqarta babai i tyre.

Dejan Krsticic, 35-vjeçar, arsimtar i edukatës fizike në shkollën e mesme të Shtërpcës, dyshohet se theri me thikë binjakët djem, njoftoi Policia e Kosovës.

Policia menjëherë kishte dalë në vend të ngjarjes dhe arrestoi të dyshuarin, të cilit i është caktuar masa prej 48 orëve e paraburgimit.

Mjeti i ftohtë, me të cilën u krye vrasja dhe tentim-vrasja, është konfiskuar nga policia. Dragoljub Živanović, ndihmës i drejtorit për kirurgji të fëmijëve dhe ortopedi në Spitalin e Nishit, ka thënë se foshnja e cila u mbijetoi plagëve më të arritur në spital është operuar dhe gjendja e saj është stabile. Ai konfirmoi se fjala është për një djalosh 40 ditësh, i cili në spital erdhi me plagë në stomak e qafë. Foshnja e dytë, e cila nuk mbijetoi, ishte therur në pjesën e qafës, derisa vdiq në rrugën nga Shtërpca në Graqanicë.

Incidenti, sipas Dragan Ivankovic, komandant i policisë në Shtërpcë, ndodhi pasi Krsticic u grind me bashkëshorten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme