Si të kuptoni se celulari juaj përgjohet? Ja si ta parandaloni atë…

Në kohën kur secili ka telefon celular, kryesisht me lehtësi mund të përgjoheni nga ana e pronarit.

1. Një pajisje eksterne e kyçur në USB të cilët mund t’i marrin të gjitha të dhënat nga SIM kartela juaj. Kartela duhet të jetë fizikisht e vendosur në pajisje. Në atë mënyrë mund të kopjohen të gjitha SMS porositë nga SIM kartela juaj si dhe në raste të ndryshme edhe bisedat e juaja.

2. Pajisje në të cilin vendoset numri juaj i cili përgjohet. Ajo pajisje i regjistron të gjitha bisedat e juaja dhe kopjet e tyre i regjistron në një lokacion, në veçanti në të dhënat e kompanisë e cila e mirëmban atë pajisje.

3. Keni kujdes ku e leni telefonin, pasi dikush mund të instalojë programe si FlexiSpy dhe RecordPro. Këto programe mundësojnë që live të përgjohen telefonat e juaj. Ato programe kanë edhe GPS lokator i cili në secilin moment e tregon vendndodhjen tuaj.

4. Kompani që merren me ndjekjen tuaj nëpërmjet internetit. Është e nevojshme që ta kenë vetëm numrin tuaj dhe pastaj e përcaktojnë vendndodhjen tuaj.

Por si të dallojmë se jeni duke u përgjuar:

1. Bateria harxhohet shumë shpejt

2. Çkyçje e ngadaltë e celularit

Nëse ju nevojitet kohë më e gjatë për ta fikur telefonin se koha normale, ky është një tregues se telefoni juaj po përgjohet. Nevojitet më shumë kohë që të gjitha programet që ju përgjojnë të shkyçen. Është e mundur që edhe celulari juaj të mos jetë në rregull por nëse ndodh shpesh, atëherë keni kujdes se çfarë ndodh.

3. Zëra të çuditshëm në prapavijë

Nëse krijohet zhurmë ose dëgjohen zëra tjerë përveç zërit tuaj atëherë është një tregues se dikush ju përgjon.

4. Zë robotik

Nëse në prapavijë dëgjoni zë robotik edhe kjo është një shenjë se dikush ju përgjon.

5. Përderisa nuk e përdorni celularin

Nëse celulari juaj fillon të sillet në mënyrë të çuditshme, atëherë dikush mund të instalojë programe për përgjim. Këta programe instalohen shumë lehtë nëpërmjet e¬mailit ose transferimin e informacioneve nëpërmjet bluetooth. Edhe në telefonat fiks mund të përgjoheni. Keni kujdes në zërat të cilat dëgjohen në prapavijë.

Si të mbroni veten nëse mendoni se po përgjoheni?

1 – Një nga masat paraprake që mund të ndërmerret kundër përgjimit është formatimi i shpeshtë i telefonit tuaj. Një gjë e tillë mund të kryhet me butonin “factory reset”

2 – Heqja dhe vendosja e baterisëështë një mënyrë tjetër e shpejtë për të ndërprerë përgjimin.

3 – Prekeni celularin tuaj gjatë kohës kur ju nuk e përdorni atë, nëse bateria është e nxehtë, kjo do të thotë se telefoni juaj po përdorët nga dikush tjetër ndërkohë

4 – Të keni parasysh se bateria është e nxehtë kur telefoni është në përdorim ose pas karikimit.

5 – Celularin tuaj mund ta mbroni ne keto raste edhe me ndonje program antivirusi.

6 – Mos merrni një program të cilin nuk e njihni nëpermjet Bluetooth kur ndodheni në një ambjent të jashtëm, megjithëse përgjimet e vërteta nuk bëhen asnjëherë nëpërmjet Bluetooth si edhe programeve te cilat futen nepërmjet SMS në celular. Përdoren zakonisht metoda të tjera dhe zakonisht bëhen me aparate të inkriptuara.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme