Sistemi i kontrollit të trafikut të dronëve i NASA-s në fazën përfundimtare të testimit

Dronët tashmë janë makina shumë të afta, por para se të lansohen mbi qytetet e ngarkuara për t’i menaxhuar rrugët, për të transportuar dërgesa dhe për t’i riparuar gropat në asfalt, autoritetet duhet ta kenë një plan për gjithë këtë trafik shtesë ajror. NASA është duke e zhvilluar një zgjidhje për këtë gjatë katër viteve të fundit dhe tani po vazhdon me fazën përfundimtare të testimit ku dronët do të kalojnë nëpër demonstrimet e tyre më komplekse.

Sistemi i menaxhimit të trafikut të dronëve i NASA-s është një përpjekje për ta shmangur situatën e llojit të “perëndimit të egër”, ku fluturaket pa pilot lihen të lira të fluturojnë kudo që duan dhe ta sjellin një rregull në qiell. Ideja është që të ketë korridore të hapësirës ajrore të rezervuara për fluturaket pa pilot që të kryejnë detyra të ndryshme, poshtë lartësisë ku fillon aviacioni i përgjithshëm në 152 m, shkruan KOHA Ditore.

Mund ta shihni një shtresë të hapësirës ajrore me shpejtësi të ulët të rezervuar për hobistët që i operojnë video dronët, dhe një tjetër kanal të ndarë për dronët livrues që lëvizin më shpejtë. Këta kufij mund të zbatohen përmes softuerit dinamik të gjeorrethojave i cili i pengon fluturaket që të fluturojnë jashtë kursit ose në hapësirën e kufizuar ajrore.

Të emërtuar si projekti Unmanned Aircraft System Traffic Management (UTM), NASA e filloi testimin e sistemit në lokacione të ndryshme në SHBA në vitin 2016 në bashkëpunim me Administratën Federale të Aviacionit. Sot ka njoftuar se faza përfundimtare e testimit do të kryhet në Universitetin Texas A&M dhe Institutin e Nevadës për Sistemet Autonome në Las Vegas.

Image

Dronët tashmë janë makina shumë të afta, por para se të lansohen mbi qytetet e ngarkuara për t’i menaxhuar rrugët, për të transportuar dërgesa dhe për t’i riparuar gropat në asfalt, autoritetet duhet ta kenë një plan për gjithë këtë trafik shtesë ajror (Foto: NASA)

Këtu NASA pret që të kryejë prova që tregojnë se si UTM mund ta koordinojë me siguri trafikun e fluturakeve në zonat urbane. Kjo do të përfshijë fluturime dronësh mbi qendrën e qytetit Reno, Nevada, dhe mbi kampusin në Universitetin A&M të Teksasit, ku teknologjitë si shmangia e pengesave, komunikimi dron-më-dron dhe ulja e automatizuar do të kalojë nëpër hapat e tyre. Rezultatet e provës do të përdoren pastaj për të zhvilluar rregulla dhe procedura për trafikun e dronëve në zonat e ngarkuara.

Image

NASA do ta fillojë në mars fazën përfundimtare të testimit për sistemin e saj të menaxhimit të trafikut të dronëve (Foto: NASA)

“Kjo fazë paraqet demonstrimin më të komplikuar të UAS-së së avancuar që vepron në një mjedis kërkues urban që është testuar ndonjëherë deri tani”, tha Ronald Johnson, menaxher i projektit UTM të NASA-s. “Jemi të kënaqur me planet e partnerëve tanë në Nevada dhe Teksas për të kryer teste fluturimi në një mjedis të vërtetë urban me mbështetjen e qytetit të Reno dhe qytetit Corpus Christi”.

Fluturimet në Reno do të zhvillohen midis marsit dhe qershorit, ndërsa fluturimet në Universitetin A&M të Teksasit do të zhvillohen gjatë korrikut dhe gushtit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme