S’ka lëvizje të koeficienteve, Jasharaj thotë se greva nuk do të ndalet

Greva në arsim tashmë ka hyrë në javën e tretë.

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka tre javë që është futur në grevë.

Mësimdhënësit janë duke kërkuar rritje të koeficientit të pagës për 30 për qind dhe janë të vendosur të mos heqin dorë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Kreu i kësaj Sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë sot për lajmi.net se janë kundër versionit të cilin qeveria po e quan final, pasi nuk ka lëvizje të koeficienteve.

“Këshilli Drejtues me kryetarët e niveleve komunale dhe të universiteteve kemi mbajtur një mbledhje ku kemi debatuar në lidhje me punën që ka bërë komisioni parlamentar për Administratë lidhur me ligjin, veçmas te pjesa e sektorit të arsimit. Gjithë të punësuarit në arsim që nga shkollat fillore të mesme dhe universitetet, janë shprehur kundër versionit që ata po e quajnë final ngase ka lëvizje të vogla dhe brenda arsimit janë munduar disi të krijojnë hapësira për kundërshtime  ngase ka një lëvizje aty këtu të koeficienteve”, ka thënë Jasharaj.

Edhe pse është thënë se koeficienti do të jetë 0.20, sipas Jasharajt nuk ka lëvizur fare.

“Kanë thënë se do të jetë 0.20, bie fjala tek sekretarët drejtorët etj – por nuk e kanë lëvizur fare, te të tjerët kanë bërë njëfarë llojë lëvizje por nuk është ajo e pritura dhe ne kemi shprehur pakënaqësinë”, është shprehur ai.

Sipas tij, me vet faktin se greva është duke vazhduar kuptohet se Këshilli Drejtues i SBASHK-ut nuk e ka pranuar një version të tillë.

“Greva po vazhdon, çfarë do të ndodhë më tutje nuk mund të deklarohem pasi nuk vendos individi ne do ta shqyrtojmë po presim që deputetët të ngrisin këtë çështje dhe të bëjnë angazhime që koeficienti të lëviz, pas kësaj do ta mbajmë edhe një mbledhje me njerëzit tanë të këshillit drejtues dhe ata janë të autorizuar që ta përcjelli vendimin e të punësuarve në arsim dhe do veprojmë siç thonë ata”, ka përfunduar Jasharaj.

Në takimin e fundit mes kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe përfaqësuesve të SBASHK-ut nuk u arrit marrëveshje. Kjo pasi, Haradinaj ofroi rritje të buxhetit 20 milionë euro, ndërsa sindikalistët e SBASHK-ut thanë se kjo nënkupton rritje të pagave vetëm 10 për qind. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme