Skandali i Cambridge Analytica, rrëfehet shkaktari kryesor

Aleksandër Kogan, studiuesi i Universitetit të Kembrixhit i cili kishte përdor aplikacionin e Facebookut, GSR, për të grumbulluar të dhënat e përdoruesve të milionëve amerikanë, tha se ai kishte përdor rrjetin social në mënyrë të arsyeshme, pasi ai ish bashkëpunëtori i tij, Joseph Chancellor mendonin se kjo qasje nuk paraqiti një problem.

“Unë mendoj se ata e kuptojnë se platforma e tyre është minuar majtas dhe djathtas nga mijëra të tjerë dhe unë isha vetëm personi i pafat që përfundoi disi i lidhur me fushatën Trump dhe ne jemi aty ku jemi,” tha Kogan.

Kogan dhe Chancellor krijuar GSR-në në vitin 2014, dhe morën të dhënat nga kompania mëmë Camridge Analytica. Chancellor ishtë tërhequr në vitin 2015 për t’iu bashkuar Facebook, raporton “The Guardian”, transmeton Periskopi.

Kogan gjithashtu argumentoi se firma e tij nuk kishte nevojë për miratimin e etikës nga Universiteti i Kembrixhit, pasi “nuk ka asnjë mekanizëm të vërtetë për një kompani që të kërkojë miratimin e etikës për një marrëveshje komerciale.”

Kogan pranoi se, gjatë transferimit të të dhënave që kishte mbledhur nga Facebook, ai kishte vepruar kundër fjalëve specifike të marrëveshjes së tij që ishte në process të zhvillimit të idesë kryesore.

Pavarësisht që pasojat e kreaturës së tij ishin politike, ai nuk e pranon një gjë të tillë para parlamentit britanik.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme