Portali Sakte.net ka siguruar vendimin e ish ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti i cili tani garon për komunën e Sarajit kur në kohën e tij kishte firmosur vendimin përmes të cilit ndaheshin 5 mijë euro çdo muaj për familjen e të dënuarit për krime lufte, Johan Tarçullovski.
Johan Tarculovski, ishte i vetmi maqedonas i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.
Tarculovski kreu 8 vite burg nga 12 që ishte dënimi i tij para se t’i jepej lirimi i përkohshëm në vitin 2013.
Gjykata e Hagës e dënoi atë për udhëheqjen e një njësie policore që vrau civilë etnikë shqiptarë dhe kreu mizori të tjera në fshatin me popullsi shqiptare të Lubotenit pranë Shkupit.
Krimi ndodhi gjatë konfliktit të shkurtër të armatosur në vitin 2001 midis forcave të sigurisë maqedonase dhe një force tashmë të shpërbërë kryengritëse shqiptare, liderët e së cilës tani udhëheqin Bashkimin Demokratik për Integrim, parti e cila gjatë tetë viteve të fundit ishte pjesë e aleancës qeverisëse të vendit së bashku me DPMNE VMRO.