Smartfoni i ri i Huaweit në version Pro me tre kamera do të kushtojë 900 euro

Modeli P20 Pro i kompanisë së njohur kineze, Huawei, do të arrijë me tre kamera kryesore, derisa modeli standard P20 do të ketë dy kamera të pasme.

Shtrohet pyetja se cila nga tri kamerat nga modeli P20 Pro do të mungojnë në modelin P20: sensori 40MP, telefoto apo monokrom?

Sipas të gjitha gjasave, Huawei nuk është nisur nga kjo logjikë dhe ka vendosur që në modelin P20 të implementojë sistemin nga modeli Mate 10 – sensorin 12MP me ngjyrë + 20MP sensor bardh e zi, transmeton ksp.

Kamera edhe më tej do të ketë opsionin e zoomit, në fakt 2x dhe jo 5x impresiv sa do të ketë P20 Pro. Kamera e telefonit P20 do të mund të xhirojë video me rezolucion 720 pikselë dhe shpejtësi prej 960fps.

Huawei P20 do të ketë ekran 5.8 inç, procesor Kirin 970 NPU për Ligh Fusion, që është sistem i lëvizshëm i inteligjencës artificiale për ndriçimin e fotografisë.

Pajisja do të ketë kamerë selfi prej 24 MP, 4 GB RAM dhe 128 GB memorie të brendshme, baterinë prej 3,400 mAh me super mbushje 22.5W përmes portit USB-C.

Huawei P20 do të kushtojë 680 euro, ndërsa P20 Pro 900 euro.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme