Snapchat në berzë, synon vlerësim prej 25 miliardë dollar

E mërkurë, 16 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Evan Spiegel nga “Snapchat” kishte refuzuar ofertën e Zackerberg prej $ 8 miliardë në vitin 2013 me besimin se numri i përdoruesve do të rritej aq shumë sa që të arsyetohej vlera më e madhe e kërkuar, raporton “Mirror”.

 

Tash po duket se Spiegel kishte të drejtë. Nëse vlerësimi është korrekt, do të jetë fillimi i punës më i madh që nga oferta e parë publike e gjigantit në e-tregti, “Alibaba”, në vitin 2014.

“Snapchat” do të dalë në publik në mars të vitit tjetër. Ky aplikacion është lansuar në vitin 2012 si aplikacion mobil pa pagesë duke i lejuar përdoruesit që të dërgojnë foto që zgjasin disa sekonda.

“Snapchat” ka tani 100 milionë përdorues aktivë, prej të cilëvë 60% janë të moshës prej 13 deri 24 vjeçarë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme