Sondazhi i PIPOS: 60% për mbajtjen e taksës, 83% kundër shkëmbimit, ndryshim tek partitë politike

Instituti i Prishtinës për Studime të Opinionit Publik PIPOS i themeluar nga Fisnik Halimi ka filluar projektin e hulumtimeve të opinionit publik në Kosovë në formë periodike.

Hulumtimet do të zhvillohen fundjavën e fundit të muajve tek të vitit.

Ideja është që të përcillen trendet nga fusha të ndryshme sociale në Kosovë.

Për herë të parë PIPOS ka matur edhe trendet nga fushat e artit,sportit dhe në përgjithësi show bizz-it.

Në  hulumtimin e fundit janë publikuar të dhënat nga disa çështje politike si dhe nga showbizz.

Hulumtimi rezultatet e të cilit po i paraqesim është zhvilluar në datat 1,2 shkurt 2019.

Sipas metodës kuantitative, me intervistime brenda ambienteve familjare ,ku përzgjedhja e të të intervistuarit është bërë përmes metodës së rastësisë.

Në hulumtim kanë marrë pjesë gjithsej 1000 respondentë të shpërndarë sipas çelësit proporcional gjeografik dhe demografik.

Margjina e gabimit llogaritet të jetë në rreth 3%, me nivel të besueshmërisë 95%.

Sipas këtij sondazhi 60% e të intervistuarve janë për mbajtjen e taksës, 83% kundër shkëmbimit, si dhe janë paraqitur ndryshime tek partitë politike.

Pyetjes rreth taksës së vendosur nga qeveria e Republikës së Kosovës ndaj produkteve serbe dhe atyre nga Bosnja dhe Hercegovina respondentët i janë përgjigjur si vijon :

0. Taksa?

A) Kanë refuzuar përgjegjjen 4%
? Mendoj se taksa duhet të hiqet menjëhere 5%
C) Mendoj se taksa duhet të hiqet pasi që është kërkesë e SHBA 31%
D) Mendoj se taksa nuk duhet hequr në asnjë mënyrë 60%

0. Shkëmbimi i territoreve

A) Nuk kam mendim fare 13%
? Jam për shkëmbimin e territoreve me Serbinë 3%
C) Jam kundër idesë së shkëmbimit të territoreve 84%

0. Ju lutem na thoni cilën parti do ta votonit po që se zgjedhjet do të mbaheshin sot? (Rezultati vetem me kategoritë e përcaktuara)

A) Fjala 1%
? PSHDK 1%
C) Një parti minoritare
D) Alternativa 1%
E) Lëvizja për Bashkim 2%
F) PSD 3%
G) AKR 3%
H) Nisma 5%
I) AAK 14%
J) Vetëvendosje 19%
K) LDK 24%
L) PDK 26%

Verejtje : PDK kthehet ne vendin e parë si parti për herë të parë prej dhjetorit 2016.

0. Lloji i muzikës që e pëlqeni

A) Muzika popullore 38%
? Muzika argëtuese shqipe 31%
C) Hip Hop 15%
D) Muzika klasike 5%
E) Muzika Rock 3%
F) Refuzojnë 8%

0. Këngetarja me e dashur femër?

0. Shyhrete Behluli 38%

0. Këngëtari më i dashur mashkull?

0. Sabri Fejzullahu 16%

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme