Vucic foli me Lavrov dhe Merkel për bisedimet me Kosovën në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, e ka njoftuar sot Ministrin e Punëve të Jashtme, Sergey Lavrov, për platformën e re të Kosovës në lidhje me dialogun Kosovë- Serbi, transmeton Gazeta Metro.


Vucic, u takua me Lavrov nën margjinat e Konferencës së 55’të të Sigurisë në Mynih, raportojnë televizioni serbo – amerikan N1 në Beograd.

Para pak kohësh, Presidenti serb në profilin e fushatës së tij “Buducnost Serbije”, që në përkthi do të thotë “Ardhmëria e Serbisë”, kishte postuar një fotografi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, gjatë së njejtës konferencë, ku ka theksuar se Serbia është një partner i ndershëm dhe i besueshëm i Gjermanisë.

Ai gjithashtu ka falenderuar kancelaren gjermane për mbështetjen që ia jep Serbisë.

Vucic ka vazhduar me një sërë takimesh dypalëshe me Lavrovin, e cila filloi të premten, ditën e parë të Konferencës së 55’të të Sigurisë së Mynihut, e cila mblodhi së bashku udhëheqësit politikë dhe ekonomikë nga e gjithë bota.

Ai u takua të premten me ministrin e Jashtëm gjerman, ministrin e Jashtëm belg Didier Reynders, si dhe me Alan Duncan dhe drejtorin politik për zyrën britanike Forin, Richard Muhr.

Vucic u takua gjithashtu me Presidentin moldav Igor Dodon dhe me Kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, si dhe me përfaqësuesen e lartë të BE’së për Punë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini, me të cilët u diskutua lidhur me bisdimet në bruksel, dhe agjendtat për arritjen e një marrëveshje të mundshme midis Kosovës dhe Serbisë brenda këtij viti. Ndryshe, në një intervistë të më hershme, Vucic ka deklaruar se frikësohet që gjatë vitit 2019, nuk do të arrihet marrëveshja midis dy vendeve. 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme