Sot shorti i Ligës së Kampionëve, a do të kemi përballje gjigantësh?

Në Nyon të Zvicrës, sot do të bëhet tërheqja e shortit për fazën e çerekfinaleve në ligën më të madhe evropiane, Ligën e Kampionëve.

Në mesdite skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të “nxehtë” të elitës së futbollit evropian, do të mësojnë kundërshtarët e radhës dhe gjithashtu shorti do të vendosë kornizën për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.

Kujtojmë se skuadrat e kualifikuara në këtë fazë të kësaj ligë janë: Arsenali, Atletico Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Borussia Dortmund, Manchester City, PSG dhe Real Madrid.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, do të tërhiqet edhe shorti në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme