Sot shpallet vendimi për të arrestuarit në veri

Gjatë ditës së djeshme është mbajtur seanca dëgjimore për personat e arrestuar në veri, e cila ka nisur në orën 13:00 dhe ka përfunduar rreth orës 19:00, duke zgjatur kështu rreth gjashtë orë të plota. 

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, ka kërkuar para trupit gjykues paraburgim ndaj të arrestuarve.

Ky vendim për paraburgim pritet të merret sot në vazhdimin e seancës gjyqësore.

Gjatë ditës së martë të kësaj jave janë arrestuar 30 persona, 19 punonjës policorë dhe 11 qytetarë, nën dyshimin për kontrabandim mallrash, keqpërdorim të pozitës zyrtare, tregti e ndaluar dhe marrje ryshfeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme