Avokati Spartak Ngjela ka reaguar ashpër ndaj debatit për hapjen e një Konsullate të Serbisë në Shkodër, duke lëshuar akuza të forta ndaj ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ngjela e cilëson hapjen e një konsullate serbe në Shkodër si një akt të papranueshëm, ndërsa shprehet se një kërkesë e tillë “në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë”.
Reagimi i Ngjelës
Hapja e institucionit ndërkombëtar – Konsullata e Serbisë në Shkodër – është kërkesë që në Shqipëri mund të pranohet vetëm nga agjentët e Beogradit, por kurrë nga ligji dhe Parlamenti i Shqipërisë.
Ai që po e propozon dihet se kush është.
Atëherë?
Të shohim se çfarë do të bëjnë shqiptarët dhe SPAK përballë një akti të tille antikombëtar.
The post Spartak Ngjela sulmon Ferit Hoxhën: Vetëm agjentët e Beogradit mund ta pranojnë hapjen e konsullatës serbe në Shkodër appeared first on Gazeta Shqiptare Online.



