Zbardhet pasuria milionëshe e Ermal Beqirit në Francë/ Mbi 2 mln euro në banka, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente dhe…

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri të shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.

Po ashtu SPAK njofton se këto pasuri do të sekuestrohen.

Pjesë nga njoftimi i SPAK:

2 mln euro në llogari bankare, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente

“Hetimet e mëtejshme nga autoritetet franceze e konfirmuan këtë informacion dhe identifikuan disa asete me origjinë kriminale të ndodhura në Francë, veçanërisht llogari bankar me një vlerë totale prej mbi dy milionë eurosh, dy apartamente, u evidentua blerja e një kështjelle në departamentin e Oise (60) rreth 2.6 milion euro, mjete motorike etj.

Për këto asete si dhe për të tjera të cilat do të rezultojnë nga hetimet e mëtejshme, i është dërguar kërkesë për ndihmë juridike autoriteteve gjyqësore franceze me qëllim sekuestrimin e tyre.

Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme).

Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

The post Zbardhet pasuria milionëshe e Ermal Beqirit në Francë/ Mbi 2 mln euro në banka, bleu kështjellë 2.6 mln euro, 2 apartamente dhe… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme