Sakte.net / e Martë 20 Shtator / 10:53
Kompani Audi ka bërë të ditur se pas dy vjetësh do ta lansojë modelin RS5, pa dhënë asnjë datë konkrete apo detaj sado të vogël.
Por, spiunët dhe ndjekësit e makinave të reja, ia kanë dalë ta fotografojnë derisa ishte në procesin e testimit, transmeton Telegrafi.
Makina e paraqitur më poshtë që nuk ka ndonjë mbështjellës kamuflazhi, besohet të jetë V6 me 420 deri 450 kuaj fuqi.
Ndryshe, Audi ka deklaruar se do të lansojë modelet A5 dhe S5 në fillim të shtatorit, por ende nuk ka ndodhur diçka e tillë, ndërsa muaji është në përfundim e sipër.