Sudan, mijëra persona zbresin në rrugë kundër ndërhyrjes ushtarake

Mijëra njerëz dolën në rrugë duke protestuar kundër arrestimit të kryeministrit Abdalla Hamdok dhe disa politikanëve në orët e mëngjesit në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sudanezët u mblodhën në zona të ndryshme në kryeqytetin Khartoum pas thirrjes që kryeministri Hamdok i cili mbahet në një vend të panjohur, bëri për të dalë në rrugë për mbrojtjen e revolucioneve të tyre në mënyrë paqësore.

Mijëra persona me flamuj të Sudanit në duar filluan të organizojnë protesta kundër ndërhyrjes ushtarake.

Sudanezët bllokuan rrugët duke djegur goma dhe zhvilluan marshim përreth shtabit të ushtrisë në Khartoum.

Protestuesit hodhën sloganet, “Revolucioni i vërtetë ka filluar tani”, “Nuk e pranojmë grushtin e shtetit” dhe “Nuk ka kthim nga revolucioni”.

Në anën tjetër pretendohet se disa nga protestuesit janë plagosur si pasojë e hapjes së zjarrit në afërsi të shtabit.

Kryeministri Hamdok thirrje për të “dalë në rrugë”

Ministrja e Jashtme e Sudanit, Mariam al-Sadiq al-Mahdi tha se arrestimi dhe mbajtja në një vend të panjohur i kryeministrit Abdalla Hamdok është shumë e rrezikshme dhe e papranueshme.

Hamdok i kishte bërë thirrje popullit të dalë në rrugë për të mbrojtur revolucionet e tyre në mënyrë paqësore.

Në anën tjetër kreu i Këshillit të Sovranitetit, Abdulfettah al-Burhan pritet të japë një deklaratë lidhur me zhvillimet e fundit.

Unioni i Dhomave Profesionale të Sudanit, me kërkesën për mbrojtjen e “revolucionit popullor” të dhjetorit 2018 dhe kalimin në qeverinë civile, prej dy javësh zhvillonte protesta me mbështetësit e revolucionit dhe qeverisë aktuale civile në qendër të kryeqytetit Khartoum, në rajonet Bahri dhe Omdurman si dhe në qytetet Kassala, Al-Qadarif, Nyala, Al-Junaynah, Sennar, Ad-Damazin, Wad Madani, Al-Ubayyid.

Më parë ky union ka udhëhequr protestat popullore masive të cilat i dhanë fund pushtetit 30-vjeçar të ish-presidentit Omar al-Bashir.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme