Suksesi i vetëm i BDI – së, “integrimi i votave shqiptare” në shërbim të Nikolla Gruevskit

Ardian Bytyqi

Skena politike në Maqedoni mbase edhe për një kohë do të mbetet  nën hijën e së shkuarës nëse BDI edhe më tutje vazhdon të mbetet në pushtet . Kjo kompani politike shtetin dhe pushtetin që nga paslufta vazhdimisht i përdori për të rritur kuazi-rentën për kastën e njerëzve të afërt me Ali Ahmetin.

Që në thelb, emri i saj nuk pasqyron asgjë nga ajo që dikur pretendonte të arrinte Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Nga këto tri fjalë në substancë nuk mund të nxjerrim asgjë. Sot fjala “bashkim” vlen vetëm për grupet e interesave të individëve që janë zhveshur thuajse nga cdo interes kombëtar duke e zëvendësuar atë me aferat serioze korruptive që rëndojnë si hije mbi eksponentët e lartë të kësaj partie. Edhe pjesë dërmues e luftëtarëve të UÇK – së prej moti ia kanë kthyer shpinën këtij subjekti politik. E, kur jemi tek demokracia dhe integrimi BDI nuk bëri tjetër pos që i integroi votat e shqiptarëve në partinë më antishqiptare, VMRO – DPMNE’në e Nikolla Gruevskit gjatë gjithë këtyre viteve sa bashkëqeverisi me të.

Gjatë këtyre viteve të vasalizmit dhe nënshtrimit politik të BDI – së,  të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë jo vetëm që nuk janë avancuar, por janë shtypur. Jo rastësisht, rezultatet e fundit zgjedhore ishin një shuplakë e fortë për të gjithë ata politikanë që kanë menduar se populli harron apo se me fatin e tij mund të luash sa herë që të duash pa realizuar asnjë pikë të Marrëveshjes së Ohrit, në vend të drejtësisë duke i ballafaquar me procese të montuara gjyqësore si rastet “Sopoti”, “Monstra” dhe shumë ngjarje të tjera të dhimbshme si vrasjen e Harun Aliut, rasti i Kumanovës, rrahjet brutale të fëmijëve shqiptarë…..

Sido që të përfundojë kriza politike në Maqedoni, një gjë është e qartë: të ardhmën e këtij shteti e rrezikuan politikanë që karrierën e ngriten të bazuar në antishqiptari, si Nikolla Gruevski, të cilët i shndërruan në diktatorë të vegjël falë shërbëtorëve politik nga radhët e BDI – së. I vetmi shpëtim janë politikanë pa hipoteka, të çliruar nga ngarkesat e së kaluarës, të cilët e kanë kuptuar se Maqedonia mund të ekzistojë vetëm nëse po aq sa maqedonasve iu takon edhe shqiptarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme