Sulmohen policët në Obiliq, Kamenicë e Ferizaj

E shtune, 12 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Policia e Kosovës ka njoftuar se në tri raste të ndryshme ka pranuar informacione për pengim dhe fyerje të policëve në detyre.

“Obiliq 11.11.2016-14:02. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka penguar zyrtaret policor të cilët ishin në bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tij. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt.

Kamenicë 11.11.2016-08:15.  Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Serb pasi që i njëjti në mënyrë agresive ka fyer dhe penguar zyrtarët policor . Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet ne procedure të rregullt.

Rr. Vëllezërit Çaka, Ferizaj 11.11.2016-11:45.   Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka penguar zyrtarët policor. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari lirohet në procedure të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme