Mbrëmë është qëlluar me gurë, në pjesën veriore të Mitrovicës, shtëpia e familjes së ish-bashkëshortes së politikanit serb të vrarë, Oliver Ivanoviq.
Në shtëpinë e familjes së Marine Ivanoviq, ku jeton nëna e saj dhe vëllai i saj nuk u lëndua askush, transmeton lajmi.net.
Nuk dihet kush ishin sulmuesit, mirëpo ata thyen dritaret e shtëpisë.
Zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë për TV Most, se janë njoftuar për rastin dhe hetimet janë në proces.