Sensacioni i stilit afro-fusion dhe fituesi i çmimit Grammy, Burna Boy do të jetë pjesë e edicionit të sivjetëm të Sunny Hill Festival.
Prishtinë, 19 Prill – Njëri nga emrat më të kërkuar prej festivaleve nëpër botë – Burna Boy, është konfirmuar si artisti i parë në Sunny Hill Festival 2024. Ai është vetëm një nga artistët e shumtë botëror që këtë vit do të perfomojnë në Prishtinë.
Në skenën e edicionit më të madh deri më tani, Burna Boy do të ngjitet më 26 korrik. Emrat e artistëve të tjerë do bëhen të ditur gjatë javëve në vazhdim. Organizatorët premtojnë edhe shumë befasi të tjera të mëdha për këtë edicion.
Burna Boy ka ngërthyer botën me tingujt e tij origjinal – një përzierje e bitit afrikan me hip-hop, reggae dhe R&B – që ai e quan zhanri afrofusion.
Sukseset e Burna Boy nuk kanë të ndalur, këtë vit ai u bë i pari artisti i zhanri afrobeat që performoi në Grammy dhe u shpall në mesin e 100 personave me më ndikim në botë nga “Times”. Në Grammy ka disa nominime e më çmim u bë në vitin 2021 kur triumfoi me albumin e tij “Twice as Tall” në kategorinë “Best Global Music Album”.
32 vjeçari, në vitin 2023 u bë i pari artist afrikan që shiti të gjitha biletat për koncertin që mbajti në stadiumin “Citi Field” në Neë York. Mblodhi më shumë se 40 mijë fansa në koncertin që pati të ftuar si mysafirë edhe artistë të tjerë si: Busta Rhymes, SZA, Mo Bamba, Larry Ogunjobi, Dave etj. E në stadiumin në Londër pati bërë bashkë mbi 60 mijë veta. Biletat për katër ditët e festivalit Sunny Hill mund t’i blini këtu.
Ndër vite Burna Boy ka punuar me artistë të njohur si: Angélique Kidjo, Justin Bieber, Sia, Diddy, Sauti Sol, Jorja Smith, Youssou N’Dour, Sam Smith, Ed Sheeran, Damien Marley, Stormzy, Sarkodie etj. Është shpërblyer edhe nga: BET, BRIT Awards, MTV Europe Music Awards, Soundcity MVP, MOBO Awards, Edison Awards, AFRIMA, All Africa Music Awards, Nigeria Entertainment Awards, The Future Awards.
Këtë vit Sunny Hill do të mbahet nga 25 deri më 28 gusht.