Tahiri në një intervistë për Kossev tha se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë të pushtetit në Kosovë.
“Serbia po e bllokon marrëveshjen për drejtësisë, energjinë, njohjen e diplomave. Kosova po e bllokon formimin e komunave serbe. Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe nuk do të jetë një nivel i tretë i pushtetit në Kosovë”
” Ai do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Hartimi I draft statutit do të ketë disa faza dhe në mënyrë të sinkronizuar do të kryhet procesi i heqjes së institucioneve të mbetura paralele ” – tha Tahiri, transmeton Klan Kosova.