Në takimin ndërmjet kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi dhe kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, temë diskutimi ka referendumi në Maqedoni dhe dialogu Kosovë – Serbi, transmeton Portalb.mk.
Kryetari Thaçi ka bërë të ditur se Kosova e respekton integritetin territorial të Maqedonisë.
“Republika e Kosovës e respekton integritetin territorial të Republikës së Maqedonisë dhe e mbështet fuqimisht anëtarësimin e saj në NATO”, tha Thaçi.
Ndërkaq, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka theksuar se ekziston interes shumë i madh për bashkëpunim ndërmjet institucioneve të të dyja vendeve miqësore dhe fqinjësore dhe për intensifikimin e kontakteve dhe komunikimit pozitiv të personave zyrtarë në favor të përparimit të bashkëpunimit të mirë të ndërsjellë dhe këmbimit të përvojave në të gjitha fushat e jetës politike dhe shoqërore.