Tayna ndërpret koncertin për t’ia bërë një dhuratë speciale Butrint Imerit.
Tayna ka surprizuar Butrint Imerin gjatë një koncerti që kanë mbajtur së fundmi. Dyshja e famshme, të cilat sollën një këngë bashkë me Mozzik-un këtë verë, kanë ndarë gjithashtu dhe një pjesë të aktiviteteve verore. Ata duket se kanë krijuar një miqësi të mirë, saqë kujdesen për detajet e njëri-tjetrit.
Gjatë koncertit, reperja ka ndaluar për një moment për t’i dhuruar këngëtarit një palë syze.
Përpara fansave, Tayna thotë se ia ka thyer një palë syze në një festival.
“Veç pak se kam një surprizë për Butrintin. Pasi ia kam thyer syzet në një festival në Zvicër ia kam blerë një palë tjetër”, thotë ajo.
Ky gjest duket se e ka surprizuar këngëtarin, pasi e ka falenderuar atë publikisht. “Tayna faleminderit, e kujdesshme je”, ka shkruar Butrinti. /abcnews