Të enjten lëshohen në qarkullim kartëmonedhat e reja prej 200 dhe 2.000 denarë

Banka Popullore e Maqedonisë nga e enjtja 15 dhjetor do të lëshojë në qarkullim paratë letra në vlerë prej 200 dhe prej 2.000 denarë, kurse njëkohësisht do t’i tërheqë nga qarkullimi kartëmonedhën prej 5.000 denarë.

BPRM informoi se vendimi për lëshimin e kartëmonedhave të reja 200 dhe 2.000 denarë është nevoja për ribalancimin e strukturës së denominimit të parave qarkulluese në letër.

Bankat komercial në Maqedoni do të zëvendësojnë letrat në para me vlerë prej 5.000 denarë prej 15 dhjetorit 2016 deri 28 shkurt 2017, kurse nga 1 marsi 2017 zëvendësimi i tyre do të bëhet edhe nga ana e Bankës Popullore të Maqedonisë. /Telegrafi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme