Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, një i vdekur dhe një i plagosur rëndë

Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur rëndë si pasojë e një gjuajtje me armë që ka ndodhur sonte rreth orës 21:15 në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Lajmin  e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka thënë se Policia po punon për të identifikuar të dyshuarit e implikuar në këtë rast.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, tha Borovci.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme