Tekstet shkollore, Ademi: Botuesit dhe autorët të paraqesin gabimet

Ndryshimet në Ligjin për tekstet shkollore të ciklit fillor dhe të mesëm do të mundësojë evitimin e të gjitha gabimet dhe lëshimet e deritanishme në shumë tekste shkollore. Kështu u shpreh zv. ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi i cili duke bërë sqarime rreth ndryshimeve tha se Shërbimit Pedagogjik i jepet e drejtë t’i ftoj botuesit dhe autorët të propozojnë korrigjime ose plotësime shtesë të librat, në afat prej 30 ditësh nga dita e pranimit të thirrjes. Kjo mundësi është e hapur për to, edhe pa pasur kërkesë nga ana e Shërbimit Pedagogjik.

Shërbimi pedagogjik më pas formon komision i cili do të vlerësoj propozimet për korrigjim dhe plotësim të teksteve shkollore dhe detyrë e këtij komisioni është që të japë mendim të tij në adresë të Shërbimit Pedagogjik në afat 15 ditor nga dita e formimit të tij lidhur me propozimet për korrigjim ose plotësim të tekstit shkollor. Kuptohet, në qoftë se mendimi i këtij komisioni është pozitiv atëherë Ministria e Arsimit dhe Shkencës sjell akt vendim me çka vërtetohet se edhe më tutje do të vlejë leja për përdorim të tekstit shkollor – tha Arbër Ademi, zv/ ministër i Arsimit.

Zv.ministri Ademi përkujtoi autorët dhe botuesit se me ndryshimet ligjore për tekstet shkollore, teksti mund të tërhiqet nga përdorimi nëse 30% e përmbajtjes ka gabime ose lëshime.

Nëse konstatohet se një tekst shkollor ka gabime apo lëshime dhe është e nevojshme të bëhen korrigjime apo plotësime mbi 30 % krahasuar me përmbajtjen e tekstit shkollor apo, teksti shkollor nuk i përmbush qëllimet shkencore, profesionale dhe metodologjike, atëherë ai tekst shkollor tërhiqet nga përdorimi – u shpreh Arber Ademi, zv/ ministër i Arsimit.

Siç sqaroi Ademi, gabimet dhe lëshimet në tekstet shkollore, në Shërbimin Pedagogjik, mund t’i paraqet çdo palë e interesuar kurse ato më pas do të shqyrtohen veçmas.

Thuajse një dekadë, shumë libra të arsimit fillor dhe të mesëm përmbajnë gabime të shumta si shkencore, përkthime joadekuate dhe në shumë raste ofendime ndaj shqiptarëve. Ndër librat që kanë më shumë gabime skandaloze janë ato të lëndëve të gjeografisë, shoqërisë, historisë dhe muzikës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme