Tërmeti me epiqendër në veri të Shkupit,cinstituti sizmologjik thotë se nuk ka vend për panik

Nga instituti për sizmologji kanë dalë me informatat e para për tërmetin që sot në mëngjes goditi Shkupin. Epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Shkupit, më saktësisht në afërsi të fshatit në fshatin Creshovë, 7 km nga qendra e Shkupit, njofton SHENJA.

Mund të ketë edhe disa tërmete të vogla që zakonisht ndodhin pas një tërmeti si ai që ndodhi në mëngjes me një magnitudë prej 4.4 gradë sipas shkallës Rihter, shtojnë nga instituti për sizmologji.

Drejtori i institutit, Mihaill Garevski, thotë se nuk ka vend për panik, dhe shton se tërmeti i këtillë nuk mund të shkaktojë dëme, në qoftë se ndërtesat janë ndërtuar në përputhje me standardet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme