Terroristi i Berlinit e ka rekrutuar nipin e tij 18-vjeçar që t’i bashkohet ISIS’it (Foto)

Ministria e Punëve të Brendshme në Tunizi ka arrestuar sot tre persona të dyshuar se kishin lidhje me terroristin e Berlinit, Anis Amri. Ndër të arrestuarit ishte edhe nipi i tij, i identifikuar si Fedi, 18 vjeçar

 

Në një deklaratë për media, ministria ka sqaruar se Anis Amri i dërgonte para Fedit, në mënyrë që ai t’u bashkohet grupit terrorist dhe të kryente sulme në Europë, njofton DailyMail, transmeton Gazeta Express.

Ende është e paqartë nëse të dyshuarit e arrestuar i kanë ndihmuar Amrit të largohet nga Berlini, ku më pas ai u kap në Milano dhe u qëllua për vdekje nga policia italiane.

Amri gjatë tërë kësaj kohe, i kishte dërguar para dhe e inkurajonte nipin e tij 18-vjeçar të zotohet për besnikëri ndaj ISIS’it./GazetaExpress/