Vdes një i burgosur në Dubravë

Në Spitalin e Burgut të Dubravës ka vdekur njëri nga të burgosurit që ishte duke e vuajtur dënimin në këtë qendër.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

“Viktima ka ndërruar jetë në Spitalin e Burgut të Dubravës derisa ishte duke vuajtur dënimin, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor,” thuhet në raport.

Njoftohet se trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti i vdekjes po hetohet.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme