Thaçi fajëson LDK e VV për moskrijimin e FAK-ut në vitin 2014 (Video)

“Autogoli për themelimin e FAK-ut ka ndodhur në pranverën e vitit 2014”, tha Thaçi, në intervistën e dhënë në  emisionin “Jeta në Kosovë” të transmetuar në RTK.

Në deklarim e sipër, ai tregoi edhe përgjegjësin për këtë ‘autogol’. Tha se është opozita e asaj kohe, ose thënë më mirë, një pjesë e opozitës.

“Dua të sqaroj,  kur unë kam qenë kryeministër, i kam bindur komunitetet të mbështesin formimin e FAK-ut”, th ai. “Kanë  qenë 25 deputetë. Janë  dakorduar edhe bashkësia ndërkombëtare. NATO  pati thënë se  është  vendim i juaji”.

Duke rikujtuar atë kohë, Thaçi, tani President i vendit, përgjegjësinë për mos marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm, ia hodhi partive opozitare të asaj kohe që sic tha: “këtë e bën për interesa të ngushta”.

“Pastaj disa parti opozitare nuk kanë votuar për themelimin e FAK-ut me arsyetimin për poenë politikë”.

Tha se ato kanë qenë në opozitë në atë kohë. “Jo Aleanca sepse ata kanë votuar dhe e kanë mbështetur”, saktësoi Thaçi. “Janë krerët e opozitës të asaj kohe”.

Më shumë nuk deshi të flasë për këtë çështje, me arsyetimin se tani është President dhe nuk do që në asnjë rrethanë ta ndezë skenën politike. Megjithatë, moderatores së emisionit ia dha një këshillë, raporton lajmi.net.

“Merrni transkriptet e punimeve të Kuvendit të Kosovës, të deklaratave të liderëve opozitarë në atë kohë dhe sot mos themelimi i FAK-ut është produkt i atij autogoli politik, të interesit të ngushtë të politikës ditore dhe elektorale”.

Ndërkohë, Thaci tha se  sot nuk e justifikon as Listën Serbe që sillet kështu, por ndaj së cilës tha se  duhet punuar më shumë që të binden në themelimin e FAK-ut.

Lajmi.net ka hyrë kontrolluar transkriptet nga tetë seancat e Kuvendit të Kosovës të mbajtura përgjatë katër muajve të parë të vitit 2014. Por aty nuk flitet askund për transformim të FSK-së.

Në anën tjetër, në pranverën e vitit 2014, vendin e qeveriste PDK-ja së bashku AKR-në dhe deputetët minoritarë. Kjo pasi LDK-ja kishte braktisur koalicionin.

Kështu, bazuar në deklarimin e Presidentit Thaçi, nëse AAK-ja ka qenë konstruktive dhe partitë tjera opozitare kanë qenë jokonstruktive për themelimin e FAK-ut,atëherë rezulton se LDK-ja dhe Vetëvendosje kanë qenë kundër./lajmi.net

Për të gjithë të interesuarit, deklarimin e Thaçit në lidhje me këtë çështje mund ta gjejnë në videon më poshtë në minutën 02:02:35

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme