Thaçi: Kodi telefonik forcon shtetin e Kosovës

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për kodin telefonik të Kosovës në kuadër të bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

“Pozicioni i shtetit tonë forcohet edhe më shumë në arenën ndërkombëtare me kodin e ri në fushën e telekomunikacionit”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

“Kodi telefonik +383 është pronë e Kosovës, me të cilin do të administrojnë institucionet tona. Operimet ilegale dhe pengesat e deritashme do të eliminohen në tërësi”, ka theksuar më tutje ai.

Sipas Thaçit, tani Kosovës i është hapur rruga që ta jetësojë edhe programin shtetëror të digjitalizimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme