Thaçi: Serbia po e përdorë “Shqipërinë e Madhe” për legjitimimin e “Serbisë së Madhe”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Beta”, ka thënë se Serbia po e përdor “Shqipërinë e Madhe” për legjitimimin e “Serbisë së Madhe”, transmeton televizioni publik.

Kjo është një fantazmë që Serbia e mban gjallë dhe e ushqen për shkak se i shërben interesit të saj për legjitimimin e Serbisë së madhe, e cila tani funksionon nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Kjo është intervista e plotë e tij:

-Si e vlerësoni situatën në Kosovë dhe sa është vendi afër zgjedhjeve të parakohshme parlamentare?

Thaçi: Kosova sot është një shtet i konsoliduar, që ka ndërtuar institucione të fuqishme demokratike, sundim të ligjit dhe ka vënë bazat e një ekonomie të lirë të tregut, që çdo vit shënon rritje. Pa u bërë një dekadë nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka nënshkruar MSA-në me Bashkimin Evropian, që është dëshmia më e mirë e reformave të qëndrueshme në të gjithë sektorët. Edhe pjesa veriore e vendit, si rezultat i dialogut, është vënë nën juridiksionin e shtetit të Kosovës. Sot, ata që dikur ishin në barrikada, marrin pjesë në punën e institucioneve shtetërore të Kosovës. Edhe skena politike në Kosovë është e qetë dhe po tregon pjekuri dhe maturi. Sa i përket zhvillimeve politike aktuale, nëse koalicioni qeverisës e sheh të nevojshme që të shkohet në zgjedhje të parakohshme, unë si President do të respektoj këtë vendim, por deri tani ende nuk ka një vendim të tillë.

-Sa do të ndikojë situata e krijuar ku pozita nuk ka numrin e mjaftueshëm për të votuar demarkacionin, ndërsa partia e parë, PDK, kërkon që demarkacioni të vihet në rend të ditës së Parlamentit, derisa partneri i koalicionit heziton?

Thaçi: Kuvendi i Kosovës duhet të marrë vendime në interes të qytetarëve të saj. Kjo barrë bie veçanërisht mbi koalicionin qeverisës që ka vota të mjaftueshme të shtyjë përpara procese dhe vendime të rëndësishme për Kosovën dhe qytetarët e saj. Partitë që përbëjnë koalicionin qeverisës deri tani kanë treguar se kur duan, dinë të bashkërendojnë veprimet e tyre në Kuvend. Ka vlerësime të ndryshme lidhur me iniciativën tuaj për transformimin e mandatit të FSK me ligj e pa ndryshime kushtetuese.

-Çka mendoni se keni arritur me këtë iniciativë?

Thaçi: Transformimi i FSK-së tanimë është proces që ka nisur dhe nuk mund të ndalet. Rifillimi i përpjekjeve të fundit për të siguruar mbështetjen e të gjitha komuniteteve për ndryshimet kushtetuese për themelimin e Forcave të Armatosura, si dhe shterja e të gjitha mundësive, do të përcaktojë nëse ushtria e Kosovës do të themelohet përmes ndryshimeve kushtetuese apo vetëm me ligj. Ajo që është arritur është se e kemi bërë të qartë se nuk do të lejojmë që askush, qoftë brenda apo ndonjë akterë tjetër jashtë Kosovës, të pengojë formimin e ushtrisë. Këtë e kanë kuptuar dhe e kanë pranuar të gjitha palët. Keni pranuar kushtet dhe kërkesat e SHBA, UE dhe NATO-së që transformimi të bëhet me pjesëmarrje të gjithanshme të bashkësive në Kosovë.

-A pritni se do të arrini të siguroni përkrahjen e Listës Serbe, e cila është kundër krijimit të ushtrisë së Kosovës?

Thaçi: Ka qenë kërkesë e palës kosovare në fakt që themelimi i ushtrisë së Kosovës të bëhet me pajtimin e të gjitha palëve dhe të gjithë qytetarëve, përshirë edhe serbët e Kosovës. Ka javë që kemi filluar një fushatë informimi për të gjithë qytetarët, për t’i bindur të gjithë për nevojën dhe për dobitë e themelimit të ushtrisë së Kosovës. Për këtë janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Por, në të njëjtën kohë, kjo nuk është çështje që mund të shtyhet pa fund. Kosova dhe i tërë rajoni ynë përballet me kërcënime të shumta për sigurinë e qytetarëve tanë. Është imperativ për sovranitetin dhe integritetin e Kosovës që të kemi ushtrinë tonë. Kjo ushtri do të jetë profesionale, e standardeve të NATO-s dhe shumetnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.

-Deklarata e juaj ka zgjuar interesim dhe reagime të shumta të faktorit ndërkombëtar prezent në Kosovë, por edhe UE-së. Ndër analistët politikë në Kosovë ka mendime të ndryshme se ajo deklaratë ishte e pamatur dhe se i ka sjell dëm Kosovës në planin ndërkombëtar?

Thaçi: Unë vetëm kam përsëritur atë që e kemi thënë që një kohë të gjatë, se mungesa e lidershipit dhe vizionit në Bruksel po i hap rrugë ideologjive dhe ndikimeve të tjera në rajon, nacionalizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit politik. Në të njëjtën kohë po lejon që në Ballkan të shtrijnë ndikimin e tyre shtete të tjera që kanë agjenda të kundërta me ato që kemi ne. Ne dëshirojmë që të forcojmë paqen dhe stabilitetin në shtetin tonë dhe në tërë rajonin tonë. Prandaj angazhohemi që sa më parë të anëtarësohemi në NATO dhe në BE. Por, edhe NATO dhe veçanërisht BE-ja duhet të bëjnë çdo gjë që tërë rajonin ta afrojnë sa më shumë dhe sa më shpejtë. Vetëm duke u afruar me BE-në, vetëm duke e parë qartë në horizont perspektivën evropiane për rajonin, do të mund t’u bëjmë ballë kërcënimeve të ideologjive tjera. Asnjëherë nuk e kam përmendur Shqipërinë e madhe në diskursin tim po litik. Një gjë e tillë është krijesë e Serbisë dhe një fantazmë që Serbia e mban gjallë dhe e ushqen për shkak se i shërben interesit të saj për legjitimimin e Serbisë së madhe, e cila tani funksionon nën hundët e BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare.

-Reagimet në Serbi lidhur me këtë deklaratë i keni cilësuar si vazhdim i logjikës dhe propagandës nga koha e Slobodan Milosheviqit, ndërsa disa zyrtarë të lartë të BE-së i keni cilësuar të ndikuar nga kjo propagandë. Cilat janë argumentet për vlerësimet e tilla?

Thaçi: Reagimet në Beograd nuk kanë pasur asnjë argument kundër meje, por kanë ripërsëritur storiet e vjetra me të cilat me dekada kanë manipuluar dhe frikësuar popullin. Janë të njëjtat stereotipe dhe paragjykime me të cilat është ngritur në pushtet Milosheviqi. Beogradi gjithmonë fajëson të tjerët për dështimet e veta apo për politikat e veta vrastare duke u përpjekur që t’i ndërsejë edhe të tjerët kundër fqinjëve të vet. Serbia duhet të ndahet nga e kaluara e vet dhe të kthehet kah një e ardhme e re. Kjo do të thotë të heq dorë nga politikat që shohin si armik çdo popull fqinj. Dhe të fillojë të shoh çdo popull fqinj si mundësi bashkëpunimi dhe forcimi për paqen, stabilitetin, drejtësinë dhe prosperitetin.

-Gjithashtu keni vlerësuar se UE nuk ka lidership dhe strategji për Ballkanin Perëndimor, a nuk do të thotë kjo hapje e konfliktit me UE?

Thaçi: Jo, nuk është hapje e konfliktit me BE-në, por ftesë për një bashkëpunim të sinqertë e më strategjik, si me Kosovën, ashtu edhe me tërë vendet e Bashkimit Evropian. BE-ja dhe shtetet anëtare të BE-së janë të konsumuara nga problemet e tyre të brendshme dhe është e kuptueshme që nuk mund t’i kushtojnë vëmendjen e duhur rajonit tonë. Por, kjo nuk është zgjidhje. Përkundrazi. Mungesa e një dialogu të sinqertë në mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në dëm të të gjitha palëve. Dështimet e kaluara të BE-së në relacion me Ballkanin nuk guxojnë të përsëriten.

-Ditë më parë nga Franca u lirua ish-kryeministri Haradinaj. Çka do të thotë kjo për Kosovën?

Thaçi: Lirimi i Haradinajt është një konfirmim tjetër i luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kosova ka fituar lirinë dhe është çliruar nga regjimi gjenocidal i Serbisë në qershor të vitit 1999. Serbia nuk është përgjegjëse për Kosovën dhe nuk është kompetente për të ndjekur penalisht qytetarët e Kosovës. Për më tepër, është edhe konfirmim se propaganda e Serbisë nuk gëzon besim të ndërkombëtarëve. Kjo është dëshmuar shumë herë deri më tash.

-A mund të ndodh që lirimi i Haradinajt të ashpërsoj edhe më tej raportet Kosovë-Serbi dhe të ndikoj në procesin e negociatave në mes të dy vendeve, të cilat momentalisht janë ndërprerë?

Thaçi: Kthimi i z. Haradinaj mund të ndikojë vetëm pozitivisht në procesin e dialogut. Dialogu nuk ka alternativë. Këtë e kemi thënë disa herë. Kosova, liderët e saj, institucionet e Kosovës, kanë qenë më konstruktivët kur është fjala për bashkëpunimin me drejtësinë ndërkombëtare. Kjo e forcon edhe pozicionin e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në vetë dialogun me Serbinë. Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kusht themelor në të cilin insiston .

-Serbia dhe serbët e Kosovës. Kur pritni se do të filloj dhe sa kohë do të duhet që kjo procedurë të realizohet?

Thaçi: Tani meqë përfaqësuesit e serbëve të Kosovës janë kthyer në punën e institucioneve, atëherë mund të presim që të fillojë puna në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Nuk ka pasur kuptim që kjo të bëhet në kohën kur vetë përfaqësuesit e komunitetit serb ishin jashtë institucioneve shtetërore të Kosovës. Përndryshe, themelimi i Asociacionit është përgjegjësi që ka marrë mbi vete Qeveria e Kosovës.

-Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka dhënë kornizën brenda së cilës mund të themelohet Asociacioni. Tani mund të fillojë puna konkrete për themelimin e tij. Gjendja në Maqedoni këto ditë u përshkallëzua me dhunë në Kuvend. Si i vlerësoni këto zhvillime?

Thaçi: Kosova i përcjell me vëmendje të gjitha zhvillimet në rajon. Në Maqedoni kemi pasur një proces elektoral dhe tani shohim përpjekje që të themelohet Qeveria e re, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e shtetit të Maqedonisë. Për Kosovën dhe besoj për tërë rajonin është e papranueshme dhuna. Tani për tani, tensionet në Maqedoni janë politike dhe nuk janë etnike, mirëpo për evitimin e tensioneve etnike, zgjidhje është implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit dhe avancimi i të drejtave të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Maqedoni.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme