Therje e gjedheve në objekte që nuk i plotësonin kushtet, dy persona të arrestuar

Një person është arrestuar në Pejë, pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, në një objekt të improvizuar është vërtetuar se ai kishte therë tre krerë gjedhe, në të cilin vend kishin qenë edhe dy krerë gjedhe të gjalla.

Gjedhet e therura dhe të gjallë janë sekuestruar, kurse, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas njoftimit të Policisë, në Pejë gjithashtu, është arrestuar i dyshuari pasi gjatë kontrollit nga njësiti relevant i hetimeve dhe inspektorët e Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës në thertoren e tij, është vërtetuar se kishin qenë në proces të therjes 7 krerë gjedhe.

Sipas Policisë, objekti nuk i plotësonte kushtet për therje të kafshëve. Në dy kontejner të thertores kishte pas rreth 620 kg mish të cilët ka mbetur që sot të asgjësohet nga kompania përzgjedhëse nën mbikëqyrjen e njësive relevante të policisë dhe AUVK-ut.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme