Nga Rexhep Kastrati
Fatmir Limaj paska folur për murin në Mitrovicë dhe e paska quajtur si pasojë të marrëveshjeve të fshehta! Mirëpo, Fatmir Limaj e di se muri në Mitrovicë është bërë më 1999, dhe ka qenë rezultat i anagzhimeve të linjës së Tiranës/Kretës, e cila produkt i nj marrëveshje të fshehtë Nano – Milosheviq në Kretë, në dhjetor 1997. Dhe fatmir Limaj ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e asaj linje, e cila i ka bërë shumë dëm luftë dhe paqes në Kosovë. Më 1998-1999, në kohën kur zhvillohej një ndër tragjeditë e mëdha të shqiptarëve, të gjithë këta: Hashim Thaçi, fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Ramush Haradinaj, Rexhep Qosja, Rexhep Selimi, Adem Demaçi, Albin Kurti dhe gjithë të tjerët si këta kanë qenë bashkë dhe bashkë kanë komprometuar luftën dhe në fund e ndanë Kosovën mbi baza etnike, e ndanë veroun dhe krijuan enklaavat. Dhe misonin e tyre të ndarjes së Kosovës mbi baza etnike, e vazhduan edhe pas luftës dhe janë duke e vazhduar edhe tash e gjithë ditën, sepse ishte një komandë politiko-ushtarake që kishte urdhëruar që njësitet e UÇK-së të mos kalonin Ibrin, duke e bërë kështu Urën e Ibrit simbol të ndarjes së veriut. Dhe atë kohë, Hashim Thaçi, Fatmir Limaj e Jakup Krasniqin ishin personat kryesorë që kishin marrë përsipër të flidnin në emër të luftës, të themelonin parti në emër të luftës, të krkonin pushtet në emër të luftës, por edhe të përfitonin të gjitha privilegjet tjera në emër të luftës. Në zgjedhjet lokale të vitit 2000, të parat në Kosovën e pasluftës, Fatmir Limaj si nënkryetar i PDK-së kishte shkuar në Mitrovicë dhe kishte kërkuar votën e mirtrovicasve, por nuk u kishte shpjeguar dot se përse nuk ishin lënë njësitet e UÇK-së të kalonin Urën e Ibrit dhe të çlironin edhe pjesën veriore të Kosovës, ashtu siç kishte bërë komadant “Drini”, i cili u kishte dhënë ultimatum serbëve që të largoheshin nga qyteti dhe kishte penguar ndarjen e Prizrenit, përaktësisht fortifikimin e serbëve në pjesë të caktuara të qytetit. Dhe komandant “Drini”, në vend se të lavdërohej, të nderohej dhe të respektohej, u vra nga linja e Tiranës/Kretës, pra nga linja e Hashim Thaçit, e fatmir Limajt dhe e të tjerëve si këta, kurse ata që e ndanë Mitrovicën. që krijuan enklavat, përkatësisht që e ndanë Kosovën, jo vetëm që nuk pësuan gjë, por përfituan të gjitha privilegjet dhe të gjitha të mirat tjera, përfshirë edhe epitetin e heronjve të luftës. Gjatë viteve, linja e Tiranës/Kretës, bëri gjithçka që të forcoheshin enklavat dhe ndarja e verut, dhe në këtë drejtim punuan në bashkërendim të plotë me swrbë dhe me shërbimet sekrete kundërshqiptare. Fatmir Limaj, si njeriu i dytë më i rëndësishëm në strukturën organizative të PDK-së e di se çfarë marrëveshje t fshehta kanë bërë hashim Thaçi në takimin që ka pasur më 1999 me Momçillo Trajkoviqin dhe me popin Artemije, si dhe bajram Rexhepi me Oliver Ivanoviqin. Dhe këso marrëveshjesh të fshehta drejtues të PDK-së kanë arritur vazhdimisht gjatë viteve, duke bërë që edhe kai Aide në raportin e tij për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, që i hapi rrugën negociatave për statusin e Kosovës, të konsderonte strukturat paralele si të vetmet strukura që u ofrojnë siguri serbëve, me çka këto struktura fituan edhe legjitmitet ndërkombëtar. Mirëpo, nuk mjaftuan vetëm këto, por çështja e ndarjes së veriut dhe e forcimit të enklavave u bë edhe në mënyrë publike: Bajram Rexhepi si kryeministër Kosovës, më 2003 do të shprehë gatishmërinë për t’u takuar me Zoran Xhinxhiqin për të biseduar për decentralizimin e Kosovës, e që në fakt krijimi i një autonomie serbe në Kosovë. Se është kështu, dëshmon edhe fakti se po Bajram Rexhepi do t’i deklarojë B92 se në Kosovën e pavarur, serbët do të kenë autonomi maksimale. Po ashtu, Bajram Rexhepi në cilësinë e kryeministrit të Kosovës do të zhvillojë një takim të fshehtë me përfaqësues të strukurave paralele serbe të veriut dhe do t’i këshillojë që ta bashkojnë veriun e Mitrovicës me komunën e Zveçanit që të bëhen sa më shumë serbë. Pra, ka një numër takimesh dhe marrëveshjesh dhe taimesh të fshehta që kanë forcuar dhe kanë legjitimuar ndarjen e veriut dhe forcimin e enklavave. Dhe gjatë tërë kësaj kohe, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi bashkë me Hashim Thaçin kanë qenë drejtuesit më të lartë të PDK-së. Dhe për shkak të marrëveshjeve të fshehta që nga ajo Nano – Milosheviq në Kretë më 1997, e derisa nuk u përmbyll në terren cikli i krijimit dhe legalizimi ndërkombëtar dhe vendor, Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi ishin pjesë e plojës dhe e angazhimeve për ndarjen e Kosovës. Dhe jo vetëm kaq: por ishin bashkë për të përçarë popullin dhe politikën shqiptare, për të derdhur gjakun e personaliteteve të rëndësishme të skenën politike shqiptare, vetëm pse nuk ishin pjesë e skenarëve për ndarjen etnike të Kosovës. Në drejtim të Fatmir Limajt, të Rexhep Selimit, ndaj Kadri Veselit, ndaj Hashim Thaçit, Xhavit Halitit, por edhe Ramush Hardinajt, si dhe ndaj të tjerëve të linjës së tyre, gishti është drejtuar për vrasjen e shumë personaliteteve, dhe janë të gjitha këto që i kanë mbajtur dhe po i mbajnë bashkë në të gjitha kohët. Jakup Krasniqi në Kuvendin e Kosovës ka pas deklaruar se SHIK-u ka punuar për PDK-në, pra e kanë ditur edhe ai edhe Fatmir Limaj dhe gjithë të tjerët se çfarë ndodhte mbrapa, pra në fshehtësi, përfshirë edhe krimet për të cilat akuzohet SHIK-u. Pra, Fatmir Limaj, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të tjerët, kanë qenë në dijeni të plotë se kush veprnte tinza, kush çka bënte tinza, duke e bërë tinzinë, një nga veçoritë kryesore të tyre. Dhe tash po vjen koha që po dalin në dritë ato që i kanë bërë tinza, qoftë në ndarjen etnike të Kosovës, qoftë në krim të organizuar dhe nuk ka gjë në botë që do të pengojë daljen e së vërtetës për këto dhe dëmet e tjera që fatmir Limaj dhe të tjerët sin ai ia kanë bërë Kosovës në fshehtësi. natyrisht se do të dalë edhe se çfarë marrëveshje ka pasur Hashim Thaçi me serbët që ata të votonin transfomimin e FSK në FA? A mos u ka premtuar “Republika Srpska”? Dhe po bëhet fjalë për një kohë kur Fatmir Limaj ishte njeriu i dytë më i rëndësishëm i PDK-së pas hashim Thaçit. Dhe të gjitha këto do të nxjerrin gjithë të fshehtat tjera që po refelektohen edhe gjatë tërë kytre viteve. Dhe ajo që është me rëndësi, do të dalin edhe gjëra që nuk ua merr mendja se mund të dalin.