Tiranë, qëllohet me thikë në krye të detyrës polici

Një 50-vjeçar, punonjës i policisë së Tiranës është qëlluar me thikë mesditën e të premtes.

Informacionet paraprake të policisë bëjnë të ditur se tek rrethrrotullimi i Bathores, Z.P., 50 vjeç, ka qënë i planifikuar me shërbim, si patrullë këmbësore. Ai është qëlluar me thikë nga një person ende i paidentifikuar, i cili është larguar.

Në vendngjarje mbërriti policia dhe ambulanca, dhe efektivi është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Hetimet vijojnë për shkaqet dhe identifikimin e autorit.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme