Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe ka kthyer përgjigje sot ftesës së bërë dje nga LSI-së, për një qeveri besimi dhe jo teknike.
Nëpërmjet një statusi të gjatë në profilin e tij, Braçe pas deputetit tjetër të PS-së që kishte shkruar më herët, Namik Koplikut thotë se e majta nuk e ndan pushtetin me të djathtët dhe aq më pak me Sali Berishën.
“Une nuk ndaj pushtet me Sali Berishen! As ne tavoline e as me zgjedhje apo pas tyre! Nje vote kam ne Kuvend; E kam prej atyre njerezve te shumte, qe me kane votuar ne zgjedhjet e vitit 2013-te, per te mbeshtetur, votuar, nje qeveri te Partise Socialiste. Jo te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike e te tjerave si ajo apo bashke me te. Une nuk kam besim tek Partia Demokratike! Zero! Nuk kam patur kurre! Pushteti i afert, i perbashket, ende i patretur i asaj partie, ka pushkatuar mu ne mes te bulevardit! Besimi tek vrases me pushtet, kryeminister e minister per te vrare, nuk mund te jete besimi im! Nuk mund te jete as besimi qe une mund ti detyroj shqiptareve, me vote ne tavoline! Gjaku i te pushkatuarve prej ketij pushteti uleret akoma! Kete nuk mund te ma kerkoje kush! Ne cilendo forme, perfshire qeverine Teknike apo qeverine e Besimit! Qeveri qe nuk ka dale nga zgjedhjet, qeveri qe nuk eshte votuar nga populli, nuk mund te votohet nga une. As ne partine time e as ne koalicion. Per me teper kur sot ka vec nje koalicion rreth e rrotull: Koalicioni kunder reformes ne Drejtesi!! Njerez jini vigjilent! Gjithcka qe po ndodh nuk ka lidhje me zgjedhjet. Fare. Ajo qe po pushkatojne eshte reforma ne drejtesi. Reforma ne pushtetin real, garantin e lirive dhe te drejtave te cdo shqiptari, por me te korruptuarin ne kete vend. Ky pushtet nuk u rrezua kurre, pavaresisht vullnetit te njerezve, shprehur me vote masive. Qeveria e ketij Pushteti nuk eshte me legjitime, ajo duhet rrezuar-jo qeveria e Edi Rames, mu sic Kushtetuta e bllokuar prej tyre thote, sanksionon, kerkon, vendos! Une per kete e kam nje vote!!”, shkruan Braçe. /Gazeta Express/