Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar Stivi Filolin, 26-vjeç, i shpallur në kërkim për si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar në Tiranë. I riu u arrestua në kuadër të një operacioni ndërkombëtar të koduar “Grand Tour”, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.
Mësohet se, Stivi Filoli është pjesë e grupit të Egys Dashit, i cili u vra në Ekuador në janar të vitit 2022, grupi i të cilit u godit disa ditë më parë në Itali, ku u ndaluan 11 persona.
‘Në rrugën “Haxhi Dalliu”, Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit S. F., 26 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. Ky operacion është finalizimi i një hetimi të nisur nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Torinos, Itali, kundër një grupi të organizuar kriminal, me aktivitet në disa shtete të ndryshme. Hetimet janë koordinuar nga zyra e Prokurorit Publik të Drejtorisë Antimafia, autoritetet sllovene dhe EUROJUST. Edhe në këtë operacion, Policia e Shtetit tregoi besueshmëri dhe profesionalizëm, duke u radhitur si e barabartë me policitë homologe që ishin pjesë e operacionit.’- njofton policia.
Dy ditë më parë policia italiane goditi grupin e shqiptarit Ergys Dashi, i cili u vra pak muaj më parë në Ekuador. Gjatë operacionit në Torino të Italisë janë arrestuar 11 persona dhe u shpallën në kërkim disa të tjerë. Në total nga ky grup janë sekuestruar mbi 80 kg kokainë. Ndërkohë sipas mediave italiane koka e këtij grupi ishte Ergys Dashi i ekzekutuar më 22 janar në Ekuador.
Mësohet se rrjeti përbëhej nga (italianë, shqiptarë dhe polakë). Si rezultat i hetimeve të kryera në territorin kombëtar dhe jashtë saj (Ekuador, Slloveni, Shqipëri, Poloni, Gjermani, Zvicër) janë lëshuar edhe 30 urdhër arreste të tjera. Këto persona vijojnë të jenë në kërkim.
Operacioni i policisë italiane:
Karabinierët sekuestruan në territorin italian mbi 80 kilogramë kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marihuanë, me një vlerë totale prej rreth 4.5 milionë euro, duke arrestuar 8 korrierë që udhëtonin me makina të prodhuara posaçërisht dhe modifikuar në Slloveni.
Rrugët që në rastin e akuzës do të përdoreshin për furnizimin e lëndëve të paligjshme, janë (rruga atlantike për kokainën dhe vendet e Ballkanit për marijuanën), të destinuara kryesisht për tregtim në veri të Italisë, në sllovene, holandeze, zvicerane dhe gjermane.
Me rëndësi parësore është fakti se, më 22 janar të kaluar, në një restorant në Guayaquil (Ekuador), u vra personi që besohej se ishte kreu i organizatës kriminale Ergys Dashi, i qëlluar për vdekje në fytyrë nga dy të plumba. Hetimet nga Njësia e Torinos filluan në vitin 2017 me disa arrestime pas një aksioni në klube nate.
Emrat e personave të arrestuar dhe shpallur në kërkim nga grupi i Ergys Dashit, ku shumica janë shqiptarë:
Astrit Bajraktari
Mariglen Haderi
Rako Plaku
Andi Prifti
Alfred Muçaj
Michael Marek Koëaclzyk
Marta Obara
Saverio Girgenti
Edmond Dashi
Stivi Filolli
Odisea Leka
Ismet Ceka
Rigels Yzeiraj
Alban Yzeiraj
Bedrana Ahmiç.



