Trajneri i Kosovës pritet të bëjë ndryshime në 11-shen startuese ndaj Bjellorusisë, ky është formacioni i mundshëm

Giresse pritet të bëjë ndryshime në 11-shen startuese ndaj Bjellorusisë, ky është formacioni i mundshëm.

Tri ndeshje, tri barazime, kjo është statistika jo e këndshme e Kombëtares së Kosovës në futboll në kualifikimet për në Kampionatin Evropian që zhvillohet vitin e ardhshëm.

Me vetëm tri pikë të mbledhura deri më tani në grupin I, “Dardanët” janë të detyruar që sot ta marrin vetëm fitore për t’i mbajtur gjallë shpresat për kualifikim në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, edhe rivali i sotëm është në një formë shumë të dobët. Ata kanë tri humbje në tri ndeshjet e para dhe pozicionohen në vendin e fundit në këtë grup me zero pikë.

Para ndeshjes, trajneri Alain Giresse dhe qendërmbrojtësi Betim Fazliji në konferencë për media theksuan faktin se kanë udhëtuar në Budapest vetëm për të marr tri pikë të plota.

Kosovës do t’i mungojë Elbasan Rashani në këtë ballafaqim për këtë ndeshjes, kurse në dyshim është sulmuesi i krahut, Milot Rashica.

Grupi I kryesohet nga Zvicra me nëntë pikë, e ndjekur nga Rumania me shtatë, Izraeli është i treti me katër pikë, kurse Kosova është e katërta me tri pikë.

Sa i përket formacionit, për dallim nga ndeshja me Rumaninë, nga minuta e parë në sulm pritet të luajë Edon Zhegrova së bashku me Muslijin dhe Muriqin, ndërsa në bankë do të mbetet Milot Rashica.

“Dardanët” pritet që sonte të luajnë me këtë formacion:

Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme